Marquez i pakënaqur, vendos të ndryshojë

Formula 1

Marquez i pakënaqur, vendos të ndryshojë

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 12:46
Marquez i pakënaqur, vendos të ndryshojë

Piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, është ende i pakënaqur me progresin e tij fizik, pasi nuk e sheh veten në 100% të formës së tij.

Pas 3 operacioneve në shpatull, ai u rikthye vitin e kaluar në botërorin e MotoGP, por ende nuk arrin të japë maksimumin në pistë. Ai mori pjesë edhe në testet e kryera së fundi, por ndjen ende dhimbje në shpatull.

Pas testeve në Malajzi e Indonezi, shpatulla e operuar e Maraquez ka pësuar skuqje.

Për këtë arsye, ai vendosi të transferohet në Madrid, ku do të vijojë terapitë me një tjetër mjek, atë që kujdeset për tenistin spanjoll Rafael Nadal. “Vendosa të transferohem në Madrid për t’u bashkuar me një ekip tjetër mjekësor, për t’u rikthyer në formën e dikurshme”, u shpreh Marquez për “El Pais”.

Një vendim i rëndësishëm për kampionin e botës në MotoGP, që gjithnjë ka preferuar të qëndrojë i veçuar, larg rrëmujës madrilène. 29-vjeçari është i vetëdijshëm se për t’u rikthyer kampion duhet të lërë zonën e tij të rehatshme dhe të vijojë rehabilitimin me një mjek tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat