Verstappen shpalos objektivin

Formula 1

Verstappen shpalos objektivin

Më: 7 prill 2022 Në ora: 13:23
Verstappen shpalos objektivin

Pas triumfit në garën e fundit në Arabinë Saudite, piloti holandez Max Verstappen shpreson të bëjë një tjetër garë të mirë në Australi. Këtë fundjavë do të zhvillohet gara e tretë sezonale e Formula 1 dhe Red Bull konsiderohet favorite.

“Mezi po pres të garoj sërish në Australi. Ka kaluar pak kohë nga hera e fundit, ndërkohë ëq duhen parë disa modifikime që janë kryer së fundi në pistë, të cilat mund të kushtëzojnë garën”, u shpreh Max Verstappen.

“Do të jetë interesante se si do të paraqitet makina në këtë pistë edhe pse duhet të ketë më shumë hapësira dhe mundësi për parakalime. Shpresoj që edhe kjo fundjavë të jetë pozitive si ajo e Arabisë dhe të vijojmë me atë ritëm”, tha Verstappen.

Sezoni 2022 i Red Bull në Formula 1 ka qenë me hope, pasi në garën e parë pilotët e saj u tërhoqën nga gara në xhirot e fundit, duke mos marrë asnjë pikë. Verstappen, kampion bote në fuqi, synon të triumfojë edhe këtë vit, për të rrëmbyer titullin dytë kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat