Leclerc triumfon në Australi dhe kryeson në Formula 1, Verstappen i “mallkuar”

Formula 1

Leclerc triumfon në Australi dhe kryeson në Formula 1, Verstappen i “mallkuar”

Më: 10 prill 2022 Në ora: 10:23
Leclerc

Charles Leclerc ka fituar Çmimin e Madh të Australisë në Formula 1. Piloti i Ferrari la pas Sergio Perez, pasi kampioni në fuqi Max Verstappen braktisi garën në xhiron e 39-të.

Au pati një problem në motor dhe është gara e dytë që i ndodh të dalë pa pikë këtë sezon. George Russell plotësoi podiumin, duke lënë pas patriotin e tij Leëis Hamilton.

Një tjetër britanik i pasoi, Lando Norris, i cili u rendit i pesti, para shokut të tij të skuadrës, australianit Daniel Ricciardo.

Carlos Sainz, i cili e nisi i nënti, e mbylli garën që në xhiron e parë pasi humbi kontrollin e makinës dhe doli nga gara.  I aksidentuar përfundoi edhe Sebastian Vettel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat