Demolli vendos rekord të ri në Grashticë

Formula 1

Demolli vendos rekord të ri në Grashticë

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 15:03
Gazmend Demolli

Gazmend Demolli është fitues i garës në Grashticë, e katërta në disiplinën malore për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.

Shtegun me gjatësi prej 3 kilometra, Demolli me Radicall SR8 LM e kaloi për kohën 01:32.724 minuta, që është rekord i ri i shtegut.

Rekordin e mëparshëm e kishte Liridon Kalenderi, i cili në vitin 2020, me Mitsubishi Evo 9, pati kohën 01:34.392 minuta.

Në pozitën e dytë, në plasmanin e përgjithshëm, u rendit Valdet Kaçandolli me Suzuki Swift, me kohë 01:34.607, derisa podiumi u plotësua nga Ernest Daka, i cili në cak arriti për 01:41.697 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat