FIA miraton rregulloren e re të Formula 1

Formula 1

FIA miraton rregulloren e re të Formula 1

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 16:09
FIA miraton rregulloren e re të Formula 1

Botërori i Formula 1 është tashmë në pauzën verore. Por Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, gjatë kësaj periudhe, ka miratuar një sërë ndryshimesh në rregullore, një pjesë të të cilave do të vihen në zbatim që në Çmimin e Madh të Belgjikës.

Udhëzimet e rregullores teknike do të hyjnë në fuqi në vitin 2026, që parashikojnë një rritje të fuqisë, që rrjedh nga komponenti elektrik dhe karburantet 100% të qëndrueshme.

Njësitë e gjeneratës së re të energjisë do të përdorin motorë me djegie të brendshme V6, bazuar në katër pika kyçe: performanca, qëndrueshmëria mjedisore dhe ajo financiare, e tërheqja e prodhuesve të rinj.

Njësitë e fuqisë në 2026 do të kenë performancë të ngjashme me ato aktuale, duke përdorur motorë me djegie të brendshme V6, por të aftë për të prodhuar fuqi më të lartë, por duke ulur diferencat e tepruara të performancës për të lejuar konkurrencë më të lartë.

Qëndrueshmëria mjedisore, në njësitë e fuqisë 2026 komponenti hibrid do të sigurojë 50% të fuqisë, ndërsa motori termik do të përdorë një lëndë djegëse sintetike, 100% të qëndrueshme. Kufizimet financiare do të ulin kostot e pjesëmarrësve, pa penalizuar rolin qendror të Formula 1 në kulmin e teknologjisë.

FIA bën një Apel për Prodhuesit e rinj duke iu mundësuar hyrjen në F1. Rregullorja e re, specifikon FIA, është miratuar pas një konsultimi dhe bashkëpunimi midis prodhuesve aktualë të makinave pjesëmarrëse në botërornin e F1, si dhe me ata potencialisht të interesuar për të marrë pjesë në këtë sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat