Binotto: Duhej të kishim 8 fitore

Formula 1

Binotto: Duhej të kishim 8 fitore

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 12:38
Binotto: Duhej të kishim 8 fitore

“Nga 13 gara të zhvilluaa deri më tani, kemi fituar vetëm 4. Në fakt, duhej të kishim fituar 8”.

Është kjo deklarata e dhënë nga Mattia Binotto, drejtori sportiv i Ferrari, që pranoi se këtë sezon, “kokëkuqja” duhej të kishte fituar më shumë gara dhe duhej të ishte para Red Bull në të dyja renditjet.

“Nëse nisesh i pari dhe i dyti në Montekarlo dhe mbërrin i dyti dhe i katërti, do të thotë që janë bërë mjaft gabime”, tha më tej Binotto, që pranon se si pilotët ashtu dhe skuadra kanë bërë mjaft gabime këtë sezon. Siç dhe ndodhi në Hungari, me strategjinë e gabuar edhe pse aty shefi i Ferrarit shprehet se makina ishte e avashtë.

“E vërteta është se Red Bull ka qenë më praktike dhe efiçente se ne. Me pak kujdes mund të kishim fituar pa asnjë problem 8 gara dhe sot do të kishim një situatë ndryshe.

Edhe Red Bull pati probleme besueshmërie, por ato s’kanë ndodhur kur ishin në krye të garës. Me ne ka ndodhur kjo gjë kur kryesonim në Spanjë, Azerbajxhan dhe Francë”, tha Binotto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat