Sërish probleme për Leclerc

Formula 1

Sërish probleme për Leclerc

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 15:14
Leclerc

Charles Leclerc do ta nisë garën e Çmimit të Madh të Belgjikës nga vendi i fundit. Ferrari ka vendosur të montojë në makinën e pilotit monogask një motor të ri, që do të ketë edhe një sistem hibrid të ri, që do t’i japë më shumë fuqi njëvendëshes së tij.

Kjo masë u mor për të patur një makinë më të fuqishme në tri garat që do të zhvillohen njëra pas tjetrës: Belgjikë, Holandë e Itali. Drejtuesit e “kokëkuqes” vendosën që të sakrifikojnë garën e Belgjikës, që ka një pistë të gjatë e ku ka shumë mundësi për parakalime.

Për Leclerc një garë e vështirë, pasi do ta nisë nga vendi i fundit, ndaj shanset për fitore janë të palta. Ai që do të synojë të mbajë lart “Flamurin” e Ferrari është spanjolli Carlos Sainz.

Te Ferrari, në këtë garë do të montohet edhe një pjesë e pasme e modifikuar, për të garantuar më shumë ngarkesë aerodinamike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat