Drenasi vendtakimi i radhës për automobilistët

Formula 1

Drenasi vendtakimi i radhës për automobilistët

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 15:22
Drenasi vendtakimi i radhës për automobilistët

Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon në këtë fundjavë, konkretisht të dielën, me garën në disiplinën e auto sllallomit, e cila do të mbahet në Drenas.

Auto Klubi Drenica në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) i kanë bërë përgatitjet e duhura për një garë sa më cilësore, ndërsa duke marrë parasysh se auto sllallomi po bëhet disiplinë gjithnjë e më atraktive për dashamirët e auto sportit në Kosovë, pritet që numri i pjesëmarrësve, por edhe i shikuesve të jetë i madh.

Paraqitja në garë bëhet nga ora 09:30 – 11:00 e më pas vazhdohet me procedurat e zakonshme: verifikimin e dokumentacionit, kontrollin teknik të veturave, takimi i Komisionit Sportiv, publikimi i listës shartuese e brifingu me garues.

Në orën 12:00 nisin lëshimet e lira, në të cilat matet koha, ndërsa 15 minuta pas përfundimit të tyre nis vozitja e parë e garës zyrtare.

Gara në Drenas mund të jetë përcaktuese sa i përket renditjet përfundimtare në disa klasa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat