Zyrtarët e Motor Sport UK, vizituan FASK-un

Formula 1

Zyrtarët e Motor Sport UK, vizituan FASK-un

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 23:24
Zyrtarët e Motor Sport UK, vizituan FASK-un

Të shtunën, te Salla e Panaireve, mbahet gara në disiplinën karting-sllallom, në të cilën të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë të interesuarit e moshës 08-18 vjeçare, për të dyja gjinitë.

Gara ka për qëllim promovimin e disiplinës karting-sllallom dhe organizohet nga FASK më bashkëpunim me FIA-n, e cila përfaqësohet nga zyrtarët e Motor Sport UK, Duncan William dhe Paul Victor Sirett.

Sot zyrtarët nga Motor Sport UK vizituan edhe zyrat e FASK-ut, ku u bisedua për gjendjen e auto sportit tonë dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Ndërsa, të shtunën nga ora 11:00-12:00 bëhet paraqitja në garë dhe pas procedurave të zakonshme, në orën 13:00 pritet të fillojë zyrtarisht gara

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat