Me garën në auto sllallom, përfundon kampionati i sivjetmë

Formula 1

Me garën në auto sllallom, përfundon kampionati i sivjetmë

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 23:52
Me garën në auto sllallom, përfundon kampionati i sivjetmë

Me garën në disiplinën auto sllallom, që do të mbahet të dielën në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, përfundon Kampionati i sivjetmë i Kosovës në automobilizëm.

Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për garën e fundit, e cila në disa nga klasat e përcakton edhe renditjen në plasmanin gjeneral, atëherë është e sigurt se interesimi për pjesëmarrje do të jetë i madh.

Disiplina e auto sllallomit ishte mjaft interesante edhe për faktin se morën pjesë edhe një numër i konsiderueshëm i femrave, konkurrencë kjo në të cilën pati mjaft rivalitet.

Paraqitja në garë bëhet nga ora 09:30 – 11:00, më pas vazhdohet me kontrollin teknik të veturave dhe verifikimin e dokumentacionit.

Takimi i Komisionit Sportiv, brifingu me garues e publikimi i listës startuese i paraprijnë nisje së vozitjeve provuese, që është paraparë për orën 12:00, ndërsa 15 minuta pas përfundimit të tyre nis gara zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat