Ducati më i shpejti edhe në Australi

Formula 1

Ducati më i shpejti edhe në Australi

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 13:14
Ducati më i shpejti edhe në Australi

Piloti spanjoll Jorge Martin siguroi sot “pole position” në pistën e Phillip Island, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Cmimit të Madh të Australisë në MotoGP.

Piloti i Ducati Pramac ndali kronometrin në 1’27”767, duke qenë më i shpejti në pistë dhe festuar këtë rezultat.

Në vijën e parë të nisjes janë edhe spanjolli i Honda, Marc Marquez e italiani i Ducati, Francesco Bagnaia. Ky i fundit duelon për titullin kampion këtë sezon, duke e nisur garën para kryesuesit të botërorit, francezit Fabio Quartararo me Yamaha (i pesti).

Mes Bagnaia e Quartararo është një tjetër spanjoll, Aleix Espargaro me Aprilia, që gjithashtu është në garë për titullin, por disi më pas në renditje se dy të parët.

Gjithsesi, fakti që në pesë vendet e para janë motorët nga të gjitha skuadrat pritet ta bëjë interesante garën e nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat