Valon Jaha fiton me rekord të shtegut

Formula 1

Valon Jaha fiton me rekord të shtegut

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 23:26
Valon Jaha fiton me rekord të shtegut

Valon Jaha ka dëshmuar që është mjeshtër i disiplinës së auto sllallomit. Anëtari i Prishtina RT, me BMW, ka fituar edhe në garën që u mbajt të dielën në Sllatinë, madje me rekord të shtegut. Jaha deri te fitorja ka arritur me kohën 0:52.698 dhe 0:53.013 (koha e përgjithshme 01:45.711).

Ai do të jetë në mesin e garuesve kosovarë që do të marrin pjesë në Marsejë të Francës, në garën që mbahet nga 26-31 tetor.

“Ishte gara e fundit për sivjet dhe më vjen mirë që i gjithë kampionati ka përfunduar pa asnjë problem. Natyrisht që jam i kënaqur për fitoren, për rekordin dhe për faktin që jam kampion në këtë disiplinë. Edhe në garën në Francë do ta jap maksimumin dhe pavarësisht konkurrencës së fortë, shpresoj në rezultat të mirë“, është shprehur Jaha.

I dyti në plasmanin e përgjithshëm u rendit Leutrim Bytyqi i AK Ferizajt me Peugeot, i cili në krahasim me fituesin u vonua për 03:064 sekonda, ndërsa në podium u gjend edhe Faton Rama i Eurogoma RT, i cili me Renault Clio pati kohë për 03:937 sekonda më të ngadalshme se Valon Jaha.

Në konkurrencën ekipore, Prishtina RT u rendit e para me 60 pikë, AK Ferizaj në pozitën e dytë me 60 pikë, ndërsa pozita e tretë i takoi AMTKK me 50 pikë.

Rezultatet:

Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1)

1.Gjengiz Hajrullahu (Renault Clio – AMTKK)

2.Dren Mariqi (Fiat – AMTKK)

3.Ilir Rreba (Chevrolet Park – Ferizaj)

Klasa 2 (1200-1600 ccm – Grupi 1)

1.Arbër Rexhepi (Golf VII – Ferizaj)

2.Drilon Krasniqi (Fiat Punto – Drenica)

3.Agron Bllaca (Golf VI – Prishtina RT)

Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1)

1.Driton Qerimi (BMW – Prishtina RT)

2.Muzafer Beka (Golf IV – FASK)

3.Liridon Xhakli (Golf VII – Ferizaj)

Klasa 5 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 2)

1.Ragip Sokoli (Mini Cooper – Ferizaj)

2.Ardrit Namligjiu (Opel Corsa – AMTKK)

3.Milan Simonovic (Yugo – AMTKK)

Klasa 6 (mbi 1600 ccm – Grupi 2)

1.Arlind Ramadani (Opel Astra – Prishtina RT)

2.Pajtim Qupeva (Audi A3 – AMTKK)

3.Hysen Iseni (Peugeot 106 – Ferizaj)

Klasa 8 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 3)

1.Leutrim Bytyqi (Peugeot – Ferizaj)

2.Kushtrim Bytyqi (Peugeot – Ferizaj)

3.Artan Jahja (Opel Corsa – Prishtina RT)

Klasa 9 (mbi 1600 ccm – Grupi 3)

1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT)

2.Faton Rama (Renault Clio – Eurogoma RT)

3.Belkim Fazliu (Renault Megane RS – Prizreni D&G

Plasmani i përgjithshëm:

1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT)

2.Leutrim Bytyqi (Peugeot – Ferizaj)

3.Faton Rama (Renault Clio – Eurogoma RT)

Plasmani ekipor:

1.Prishtina RT 60 pikë

2.Ferizaj 60 pikë

3.AMTKK 50 pikë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat