Leclerc: Nuk do ta mbyllim sezonin si humbës

Formula 1

Leclerc: Nuk do ta mbyllim sezonin si humbës

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 14:38
Leclerc: Nuk do ta mbyllim sezonin si humbës

Pas zhgënjimit në garën e fundit të zhvilluar në Meksikë, ku Ferrari ishte shumë i avashtë si ndaj Red Bull ashtu dhe ndaj Mercedes, piloti monogask Charles Leclerc beson se “kokëkuqja” do të jetë protagonist këtë fundjavë në Brazil. “Ferrari do të rikthehet në ritmin e tij. Disa sinjale tregojnë se jemi duke shkuar në drejtimin e duhur”, tha Leclerc.

“Nuk mund të imagjinoj një garë më të keqe se ajo që na ndodhi në Meksikë.

Patëm vështirësi për shkak të lartësisë, por jam i sigurtë se këtu në Brazil gjërat janë shumë më mirë. Edhe në drejtim të strategjisë e komunikimit kemi bërë hapa përpara, ndërkohë që kemi ende disa probleme për sa i përket menaxhimit të gomave”, u shpreh Leclerc.

Monogasku duelon për vendin e dytë në botërorin e pilotëve: “Shpresoj ta ruaj pozicionin. Nuk dëshirojmë ta mbyllim sezonin si humbës, përkundrazi do të jemi protagonistë. Ne duhet të japim maksimumin në pistë, për të mposhtur rivalët tanë. Do të jetë një fundjavë e gjatë dhe kemi ritmin për të duluar për fitoren e podiumin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat