E larguan nga Haas, djali i legjendës së Formula 1 i bashkohet “Shigjetave të Arta”

Formula 1

E larguan nga Haas, djali i legjendës së Formula 1 i bashkohet “Shigjetave të Arta”

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 12:41
E larguan nga Haas por

Mick Schumacher humbi vendin e tij në skuderinë Haas me këta të fundit që zgjodhën ta zëvendësonin djalin e legjendës Schumacher me Nico Hulkenberg. Megjithatë, 23-vjeçari nuk do të qëndrojë larg botës së Formula 1 teksa së fundmi është zyrtarizuar si piloti rezervë i Mercedes.

Shefi i skuderisë gjermane, Totto Wolf ka pasur gjithnjë një konsideratë të lartë për Schumacher dhe në këtë formë vendosi ta bënte pjesë të “Shigjetave të Arta” pas largimit nga ky post të Nick De Vries që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Alpha Tauri-t.

Tashmë, Schumacher është në dispozicion të Mercedes dhe do të jetë i gatshëm në momentin që një prej pilotëve Rusell e Hamilton nuk do të kenë mundësi të garojnë.

Kujtojmë se sezonin e fundit, 23-vjeçari zhgënjeu duke koleksionuar vetëm 14 pikë me vendin e gjashtë që ishte edhe arritja e tij më e madhe, një pozicion që e regjistroi në Çmimin e Madh të Austrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat