Hamilton premton betejë

Formula 1

Hamilton premton betejë

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 17:26
Hamilton premton betejë

Më datat 23-25 shkurt, në Bahrein do të zhvillohen testet e vetme dimërore në Formula 1 dhe skuadrat janë duke kryer përgatitjet e fundit në prag të sezonit të ri.

Disa prej makinave janë prezantuar, ndërkohë që ende nuk e ka bërë këtë gjë Mercedes.

Në prag që makina gjermane të zbulojë sekretet e saj, piloti britanik Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, ka bërë një deklaratë të fortë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai komenton sezonin e ri:

“I uritur atëherë, i uritur për fitore jam edhe tani”.

Një deklaratë që është si një kushtrim luftë për britanikun, që vjet nuk korri asnjë fitore, ndaj synon që këtë vit të triumfojë me Mercedes.

Palët kanë nisur edhe bisedimet për të rinovuar kontratën e Lewis Hamilton, e cila skadon në fund të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat