Piloti njeh pistat e MotoGP vetëm nga zhurma

Formula 1

Piloti njeh pistat e MotoGP vetëm nga zhurma

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 12:04
Marc Marquez

Piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, një ikonë e këtij sporti me 8 titujt kampionë botë në garat e motoçiklizmit, ka treguar se ka edhe një dhunti të veçantë: Dëgjimin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Honda tregon se Marquez arrin të njohë pistët e MotoGP vetëm nga zhurma që bën motori përgjatë pistës.

Marquez i është nënshtruar një testi, duke vënë kufjet në vesh dhe dëgjuar zhurmën e motorit në katër pista. I përqendruar në maksimum, spanjolli nuk bën asnjë gabim dhe arrin të njohë se për cilat pista bëhet fjalë: Phillip Island (Australi), Mugello (Itali), Sachsenring (Gjermani) dhe Laguna Seca (Amerikë).

Duket sikur Marquez i ka të vizatuara në trurin e tij pistat e MotoGP, ku ai garon çdo sezon dhe arrin të kuptojë edhe zhurmën që bën motori në çdo metër të tyre.

Ai arrin të gjejë edhe pse me vështirësi, pistën e Laguna Seca, ku ka garuar vetëm një herë, 10 vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat