Hamilton: Do të preferoja të nisja këtë sezon me një makinë fituese

Formula 1

Hamilton: Do të preferoja të nisja këtë sezon me një makinë fituese

Më: 15 mars 2023 Në ora: 22:18
Hamilton

Edhe pse sezoni 2023 nuk ka nisur mirë për Mercedes, Lewis Hamilton ka besim te skuadra e tij. 7 herë kampioni i botës në Formula 1 ka folur për sezonin e të ardhmen e tij në prag të garës që zhvillohet këtë fundjavë në Jeddah.

“Mercedes më ka qëndruar pranë që kur isha 13 vjeç.

Edhe pse kemi patur vështirësi, unë jam sërish këtu”, tha britaniku.

“Edhe pse mund të jetë një tjetër sezon i vështirë, jam këtu për të dueluar e luftuar.

Jam një person që nuk dorëzohem, që luftoj dhe kam shumë luftëtarë përreth meje.

E adhuroj sfidën dhe përpiqem të gjej rrugëzgjidhje.

Mendoj se jam ende në gjendje të bëj gjëra me makinën time, që të tjerët as nuk e imagjinojnë”, tha më tej Lewis Hamilton.

“Do të preferoja të nisja këtë sezon me një makinë fituese, por ai që ka rëndësi është udhëtimi që do të bëjmë”, tha Hamilton, që nuk fiton prej 2 dhjetorit 2021, kur korri fitoren nr.103 në karrierë, askush si ai në Formula 1.

"Për të ardhmen do të bisedoj me Toto Wolff dhe do të zgjidhim gjithçka.

Jam krenar për punën që po bëjmë, ndaj do të gjejmë një zgjidhje”, tha britaniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat