Çmimi i madh i Kanadasë, Verstappen pranë legjendës

Formula 1

Çmimi i madh i Kanadasë, Verstappen pranë legjendës

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 14:19
Pamje nga një garë

Fundjava do të jetë mjaft emocionuese pasi Çmimi i Madh i Kanadasë ka rikthyer në vëmendje emra të mëdhenj të Formulës 1.

Gara e radhës do të mbahet në cirkuitin e legjendës Gilles Villeneuve.

Në këtë pistë Gilles fitoi për herë të parë një Çmim të Madh në vitin 1978. Pista i solli fat edhe Lewis Hamilton, i cili në 2007 festoi për herë të parë fitoren. Po në Kanada, në 2017-ën, britaniku mori kaskën e Senna-s, pasi arriti rekordin e brazilianit me “pole position” e fituar (65). 

Po në Kanada një tjetër pilot, i cili aspiron të futet në grupin e legjendave si Senna, Schumacher apo Hamilton, është shumë pranë historisë.

Kështu nëse këtë fundjavë Max Verstappen fiton në Çmimin e Madh të Kanadasë barazon 41 fitoret në karrierë të Ayrton Senna-s.

Por gara në Montreal do të jetë një shans i artë edhe për veturën e Red Bull për të shkruar historinë. Në rast triumfi për Red Bull do të ishte fitorja me numër 100. Vetura austriake do të futej kështu në grupin e ekipeve legjendare të këtij sporti siç janë Williams, McLaren, Ferrari dhe Mercedes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat