Arjeta Rysha e nis kampionatin me fitore

Formula 1

Arjeta Rysha e nis kampionatin me fitore

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 23:39
Sadat Rysha dhe Arjeta Rysha

Arjeta Rysha e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin e sivjetmë.

Garuesja e vetme femër në disiplinën malore, sot u rendit e para në Klasën 1, në garën “Kulla 2023”.

Shtegun prej 5.6 kilometrave, ajo me Peugeot 106 e kaloi për 04:06.960 dhe 04:03.286 minuta.

Pas garës, ajo është shprehur e kënaqur për fitoren e parë.

“Jam e kënaqur që e nisa kampionatin me fitore. Pavarësisht faktit që unë nuk kam përvojë të mirë nga ky shteg,

Kulla është ndër garat më atraktive dhe ishte kënaqësi të sfidohem në këtë shteg”, ka thënë Arjeta.

Ajo shpreson që edhe në vazhdim të arrijë rezultate të mira.

“Jam optimiste se do të vazhdoj me fitore në mënyrë që edhe në plasmanin përfundimtar të vitit të jem e para në kategorinë time. Po ashtu synoj të marr pjesë edhe në disa gara ndërkombëtare”, ka shtuar anëtarja e AK Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat