Marko: Ne patëm mjaft probleme me gomat në Kanada

Formula 1

Marko: Ne patëm mjaft probleme me gomat në Kanada

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 12:46
Makina Ferrari

Skuadra e Ferrari u klasifikua në vendet 4-5 në garën e fundit në Kanada dhe sipas drejtuesve të Red Bull kjo nuk ishte një rastësi. Helmut Marko, një nga drejtuesit e makinës kampione në Formula 1 e kishte parashikuar që të premten këtë paraqitje të mirë të “kokëkuqes”, kur pa rezultatet e provave të lira.

“Për fatin tonë, Ferrari u nis nga vendet 10-11 në garë, pasi në rast se do të ishin nisur në vendet e para do ta fitonin garën.

Makina italiane ishte më e shpejtë se ne me të dyja gomat e përdorura në garë, ato të mesme dhe ato të forta, ndaj nëse do të kishim dueluar me to, do të kishim humbur”, tha Marko.

“Ne patëm mjaft probleme me gomat në Kanada, për t’i sjellë në temperaturën e duhur.

Madje me Verstappen patëm edhe një problem me një zog që goditi e ngeci në makinën e tij.

Nuk e mendonim fitoren në Kanada pas të premtes, pasi pamë që Ferrari ishte i shpejtë, por ata patën probleme me kualifikimin të shtunën dhe kjo na favorizoi në garë”, tha Marko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat