Arjeta apo gruaja që po shkëlqen edhe në garat malore

Formula 1

Arjeta apo gruaja që po shkëlqen edhe në garat malore

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 qershor 2023 Në ora: 19:13
Arjeta dhe Sadat Rysha

Arjeta Rysha është gruaja më e suksesshme në automobilizmin e Kosovës.

Javën që e lamë pas, ajo ka treguar cilësitë e saja në disiplinën malore, duke u rendit e para në Klasën 1, në garën “Kulla 2023”.

Në garë ishte e vetmja femër, kjo është dëshmi për guximin dhe nivelin e lartë të saj garues. 

Arjeta ka pretendime të mëdha për këtë edicion.

“Ka qenë gara e parë për kampionatin e Kosovë. 

Në përgjithësi gara kaloi mirë dhe të them të drejtën fitoren nuk e kam pritur edhe aq shumë, duke pas parasysh konkurrencën dhe rivalitetin, dhe njëkohësisht për mua pista e Kullës nuk është edhe aq e dëshirueshme (duke pas parasysh aksidentin në këtë pistë)”, thotë Arjeta për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Garuesja e klubit AK Ferizaj tha se në garën e Kullës në asnjë moment nuk u dorëzua deri në arritjen e qëllimit. 

“Nuk u dorëzova dhe ia arrita qëllimit!

Ky vit filloi me sukses dhe besoj që të vazhdojë me këtë ritëm deri në fund të kampionatit!”, - thotë Arjeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat