Bagnaia rikthehet te fitorja në Holandë

Formula 1

Bagnaia rikthehet te fitorja në Holandë

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 16:30
Bagnaia

Kampioni i botës në fuqi, piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Holandës në MotoGP, zhvilluar në pistën e Assen.

Një sukses që shkëput Bagnaia 35 pikë nga ndjekësi më i afërt, sopanjolli Jorge Martin, që sot u klasifikua në vendin e pestë.

Në vendin e dytë u ngjit një tjetër italian, Marco Bezzecchi me Ducati Mooney VR46, që një ditë më parë pat fituar garën sprint. Podiumi kompletohet nga spanjolli Alex Espargaro me Aprilia (i treti). Edhe në këtë garë, motori Ducati mbetet lider, me 5 pilotë të renditur në 7 vendet e para.

Bagnaia rikthehet te fitorja pas tri vendeve të dyta në tri garat e fundit, duke qenë gjithnjë pranë suksesit, që sot nuk mungoi. Italiani e komandoi garën gjatë gjithë kohës, duke mos lejuar Bezzezzhi të fitojë siç bëri të shtunën. Garë për t’u harruar për Fabio Quartararo e Maverick Vinales, që u rrëzuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat