Verstappen i pandalshëm

Formula 1

Verstappen i pandalshëm

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 23:04
Pamje nga gara

Verstappen i pandalshëm!

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, duket se nuk do të ndalojë dominancën e tij në “Formula 1”, teksa kësaj jave ka arritur të sigurojë “pole position” në Çmimin e Madh të Austrisë.

Në provat zyrtare, “tulipani” regjistroi kohën më të shpejtë, duke treguar se vijon të mbetet favoriti kryesor për sprintin e së shtunës dhe garën e së dielës, ndërsa pas tij janë rreshtuar dy pilotët e Ferrari, Charles Leclerc e Carlos Sainz.

Ndërkaq, pesshja e parë plotësohet nga britanikët, Lando Norris me makinën e tij McLaren dhe rekordmeni, Lewis Hamilton me Mercedes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat