Arjeta Rysha, e treta në garën “Trofeu Skënderbej”: Ishte pak e vështirë

Formula 1

Arjeta Rysha, e treta në garën “Trofeu Skënderbej”: Ishte pak e vështirë

Nga: K. Goca Më: 1 korrik 2023 Në ora: 21:36
Sadat Rysha e Arjeta Rysha

Garuesja e klubit KA Ferizaj, Arjeta Rysha, ka treguar paraqitje të shkëlqyeshme, duke e zënë vendin e tretë në garën “Trofeu Skënderbej” në automobilizëm.

Gara u mbajt në Krujë të Shqipërisë, ndryshe ishte edicioni i tetë. 

‘Gara Hill Climb ‘Trofeu Skënderbej’, edicioni i 8-të, klasa 1, vendi i tretë 3-të.

Image

Tre të parët 

Gara e Krujës ishte pak e vështirë këtë herë pasi kisha disa  ndryshime në veturë dhe nuk munda të ambientohesha mjaftueshëm, duke pas parasysh që sot u mbajt vetëm një xhiro prove dhe direkt dy gjiro garë, mirëpo arrita të renditem e 3 në kategorin time”, thotë Rysha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat