Gazmend Demolli triumfoi në Krujë, Arjeta Rysha me çmim special

Formula 1

Gazmend Demolli triumfoi në Krujë, Arjeta Rysha me çmim special

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 00:13
Gazmend Demolli

Gazmend Demolli është fitues i garës në Krujë, “Trofeu Skënderbej”, e cila pati vlerë të dyfishtë, duke marrë parasysh se u poentua për Kampionatin e Kosovës dhe Kampionatin e FIA CEZ.

Demolli shtegun atraktiv të Krujës e kaloi për 02:13.035 (vozitja e parë) dhe 02:12.897 (vozitja e dytë) minuta, duke qenë bindshëm më ë shpejtë se përcjellësi më i afërt, hungarezi me nënshtetësi kroate Laszlo Szasz, i cili pati ngecje prej 08.511 sekonda, përfshirë dy vozitjet.

Por, Gazit nuk i mjaftojnë vetëm fitoret, pasi ai synon sa më tepër rekorde.

“Normalisht që jam i kënaqur me fitoren, sepse konkurrenca ishte mjaft e forti dhe Kruja gjithmonë është garë e vështirë për t’u fituar.

Mirëpo, synimi im ishte të thej rekordin, të cilin për fat të keq nuk e arrita për vetëm gjashtë të qindtat. Gjithsesi, vendi i parë në plasmanin e përgjithshëm, vendi i parë në klasën time në FIA CEZ janë rezultate që duhet vlerësuar dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm”, ka thënë Demolli për faqen zyrtare të FASK-ut.

Pas tij u rendit Laszlo Szasz, ndërsa pozita e tretë i takoi garuesit të Shqipërisë, Gentjan Shaqiri.

Rezultate të mira arritën edhe garuesit tanë tjerë, duke filluar nga Përparim Dushi, pastaj Faton Rama, Fatos Krasniqi, Valon Rexhepi, Qazim Isufi, Besfort Bunjaku, Egzon Ukëhaxhaj, Kastriot Buqaj, Valdrin Krasniqi, Dren Mariqi, Ismail Smani, Deniz Abdullahu dhe Arjeta Rysha, ndërsa i vetmi që nuk e përfundoi garën ishte Lëndrim Dogani, i cili pati defekt në veturë.

Ndërsa, Arjeta Rysha vazhdon të jetë e vetmja femër në disiplinën malore dhe me shumë sukses po i kalon sfidat e njëpasnjëshme.

Ajo u nderua edhe me çmimin e veçantë si garuesja e vetme femër, ndërsa u rendit e treta në Klasën 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat