Skuadra e Ferrarit arriti dy vende të dyta

Formula 1

Skuadra e Ferrarit arriti dy vende të dyta

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 13:48
Pamje nga një garë

Skuadra e Ferrarit arriti dy vende të dyta fundjavën e kaluar në Austri, me Karlos Sainzin në garën sprint të së shtunës dhe me Sharll Leklerkun, në garën e së dielës.

Rezultat ky që motivon mjaft skuadrën italiane, që këtë sezon nuk ka fituar ende asnjë garë. Mjaft i kënaqur duket Leklerk, që në Austri u paraqit mirë si në provat zyrtare ashtu dhe në garë.

“Do të preferoja fitoren, por edhe vendi i dytë shkon mirë.

E rëndësishme është që përmirësimet që kishim sjellë këtu shkuan mirë. Mësuam shumë dhe do të përpiqemi të bëjmë një hap tjetër përpara në garën e “Silverstone”. Po dalim nga tuneli dhe skuadra e ndjen këtë gjë, që era më në fund po frynë në favorin tonë”, tha Leklerk.

“Ne japim maksimumin në pistë, teknikët e inxhinierët në fabrikë dhe jemi të kënaqur.

Do të përpiqemi që të rikthehemi te fitorja sa më shpejt, por jemi realist dhe e dimë se Red Bull është ende para nesh. Në Austri s’mund të shkonim më shumë se vendi i dytë”, tha Leklerk, që e kryesoi garën edhe për 10 xhiro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat