Shtyhet gara

Formula 1

Shtyhet gara

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 00:43
Pamje nga një garë

Kampionati i Kosovës në automobilizëm ishte planifikuar të vazhdojë këtë fundjavë, me garën e disiplinës auto sllallom, në ambilentet e parkingut në Prishtina Mall.

Megjithatë, kjo garë është shtyrë për 22-23 korrik dhe kjo për të vetmen arsye, organizimin më të mirë të mundshëm.

Për herë të parë, gara do të mbahet me vetura elektrike, e po ashtu në një shteg që nuk është garuar më parë. Interesimi pritet të jetë shumë i madh, prandaj është vlerësuar se duhet më tepër kohë për orgaizim të mirëfilltë.

“Duke marrë parasysh se është një event që nuk është mbajtur asnjëherë më parë, me vetura elektrike (dy të tilla), në një shteg të ri, ku interesimi pritet të jetë i madh, organizatori ka vlerësuar se duhet edhe më tepër kohë për përgatitje, prandaj gara do të mbahet më 22-23 korrik dhe presim që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë, të mundshme”, njofton FASK-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat