Verstapen me mesazh të qartë: Dua t’i fitoj të gjitha garat

Formula 1

Verstapen me mesazh të qartë: Dua t’i fitoj të gjitha garat

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 15:24
Verstapen

Gara e fundit në Austri tregoi se Maks Verstapen nuk dëshiron t’u lërë asgjë rivalëve të tij, madje as thërrimet.

Dëshira për të marrë edhe pikën e xhiros së shpejtë bëri që kampioni i botës në Formula 1 të hyjë në bokse dhe ta realizojë atë, duke ia hequr atë pikë shokut të tij të skuadrës.

Në prag të garës së Silverstounit, që zhvillohet këtë fundjavë në Angli, piloti holandez i Red Bull ishte i qartë.

“Si skuadër në dëshirojmë t’i fitojmë të gjitha garat e këtij sezoni. Ky është një objektiv i mundshëm, por jo i lehtë për t’u arritur.

Ka ende shumë gara për t’u zhvilluar, ndërkohë që një gabim mund të ndodhë dhe të humbas” tha Verstapen.

Dy herë kampioni i botës ka arritur në kuotën e 42 fitoreve në Formula 1, në një moshë që të tjerët nuk e imagjinonin dot një gjë të tillë.

“Jam krenar për këto shifra, pasi nuk e kisha imagjinuar kurrë. Për sa kohë ke fatin me vete si dhe një makinë kompetitive është normale që të arrish këto rezultate me kaq shumë gara”, tha Verstapen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat