Edhe të dielën spektakël në E-Sport

Formula 1

Edhe të dielën spektakël në E-Sport

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 16:09
Pamje nga një garë

Krahas Kampionatit të Kosovës në disiplinën malore, auto sllallom, drag race e karting, tashmë kanë filluar garat edhe në E-Sport.

Këtë të diel, me fillim në orën 19:00, në lokalet e Sim Race Kosova (kati i dytë i Kompleksit “Qafa”), mbahet gara në F1-2022, në shtegun epik të Red Bull Ring.

"Kjo është gara e dytë në E-Sport, pas asaj që u mbajt dy javë në parë në disiplinën GT3.

Përjetoni emocionet e F1 që i ofrojnë simulatorët tanë.

Bëhuni pjesë e kampionatit epic të Formula 1 dhe provoni kufijt tuaj duke u sfiduar me garues tjerë në shtigjet më të njohura të F1.

Kampionati do të vazhdojë edhe në fundjavën e radhës, pasi më 16.07.2023 mbahet gara e dytë në disiplinën GT3, në shtegun Zolder
", njofotn FASK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat