Hamilton ngre zërin kundër Mercedesit

Formula 1

Hamilton ngre zërin kundër Mercedesit

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 13:59
Pamje nga një garë

Një vend i 12-të dhe më pas një vend i 15-të për Lewis Hamilton, në dy sesionet e para të provave të lira të zhvilluara në pistën e Silverstone (Angli), tregojnë se Mercedes ka bërë disa hapa prapa këtë sezon në Formula 1.

Ai që ngre alarmin është 7 herë kampioni i botës, që në prag të provave zyrtare kërkon ndryshime nga makina gjermane.

“Makina ka nevoje për një ndryshim për sa i përket ritmit të garës. Me gomat e buta ishim shumë të avashtë, ndërkohë që edhe klima e bëri të vështirë testin e së premtes.

Pista ndryshonte nga minuta në minutë dhe për mua makina ishte e vështirë për t’u pilotuar”, tha Hamilton.

“Ky është një problem që kemi kohë që po e hasim edhe pse po bëjmë shumë modifikime për ta riparuar këtë defekt.

Edhe në një xhiro teke nuk pamë asnjë ndryshim për mirë për sa i përket gomave, gjë që tregon se ka dicka që nuk shkon.

Nuk e kuptoj se përse makina është kaq e vështirë për t’u pilotuar në një pistë të tillë”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat