Verstappen: Do t'i fitoj të gjitha garat

Formula 1

Verstappen: Do t'i fitoj të gjitha garat

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 16:05
Verstappen

Red Bull-i është duke dominuar këtë sezon në Formula 1.

Piloti Max Verstappen është në krye të kampionatit pas nëntë garave, duke kryesuar me 229 pikë, 81 pikë më shumë se shoku i skuadrës, Sergio Perez.

Dukshëm dominues këtë sezon, piloti belgo-holandez është në rrugë për t’i fituar të gjitha garat, duke nisur nga ajo e nesërmja në Silverstone, për Çmimin e Madh të Britanisë.

“Si skuadër në dëshirojmë t’i fitojmë të gjitha garat e këtij sezoni.

Ky është një objektiv i mundshëm, por jo i lehtë për t’u arritur. Ka ende shumë gara për t’u zhvilluar, ndërkohë që një gabim mund të ndodhë dhe të humbas”, tha fillimisht Max.

Dy herë kampioni i botës ka arritur në kuotën e 42 fitoreve në Formula 1, në një moshë (25 vjeç) që të tjerët nuk e imagjinonin dot një gjë të tillë.

“Jam krenar për këto shifra, pasi nuk e kisha imagjinuar kurrë.

Për sa kohë ke fatin me vete si dhe një makinë kompetitive është normale që të arrish këto rezultate me kaq shumë gara”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat