Verstappen “mbret” edhe në Silvestrone

Formula 1

Verstappen “mbret” edhe në Silvestrone

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 18:06
Verstappen

Max Verstappen nuk ndalet as në Silvestrone. Piloti i RedBull, nuk njeh rivalë këtë sezon në Formula 1. Dhe sot fitoi Çmimin e Madh të Britanisë, që ishte suksesi i gjashtë radhazi.

Holandezi e mbylli i parë, ndërkohë që podi u kompletua nga dy pilotë anglezë: Lando Norris (McLaren) i dyti dhe Lewis Hamilton (Mercedes) i treti.

Më parë me radhë, Piastri (McLaren), Russell (Mercedes), Perez (RedBull). Shumë keq Ferrari, që nuk shkoi më shumë se vendi i nëntë (Leclerc) dhe i dhjetë (Sainz).

Verstappen vijon të marshojë drejt titullit të tretë kampion në garat e shpejtësisë. 25-vjeçari holandez kryeson kampionatin me 229 pikë, 81 më shumë se Perez i vendit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat