Verstappen thumbon

Formula 1

Verstappen thumbon

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 12:10
Verstappen

Skuadra Red Bull po dominon sezonin 2023 të Formula 1, duke i fituar të gjitha garat e zhvilluara deri më tani.

Nga 10 gara të zhvilluara deri më tani (është anulluar ajo e Emilia Romagna), 8 janë fituar nga Max Verstappen dhe dy nga Sergio Perez.

Gjithsesi, meksikani ka humbur busullën në garat e fundit, duke zhgënjyer si në provat zyrtare ashtu dhe në garë. Kjo ka vënë në dyshim qëndrimin e tij te Red Bull, ku mund të rikthehet veterani Daniel Ricciardo.

Ai që turbullon edhe më shumë ujërat është Verstappen, që u shpreh: “Nuk e kuptoj paraqitjen e Sergio në provat zyrtare, pasi po eliminohet shumë shpejt. Me këtë makinë duhet të jetë në sesionin e tretë. Nuk e di se çfarë nuk shkon me të”.

Pas fitoreve në 6 garat e fundit, Verstappen ka 99 pikë avantazh në renditjen e përgjithshme ndaj Perez, ndaj të cilit hedh disa kunja. “Ne po luftojmë edhe për fitoren e titullit kampion për skuadra, por duke parë situatën aktuale, mendoj se mund t’ia dal edhe vetë t’i fitoj të dy titujt”, tha holandezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat