Brezovica 2023, fundjava me super sfidën e radhës

Formula 1

Brezovica 2023, fundjava me super sfidën e radhës

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Shtegu me gjatësi prej 7.7 kilometrave, më i gjati në garat që mbahen në Kosovë tashmë është gati.

“Brezovica 2023” është gara e radhës në disiplinën maore, e cila mbahet në këtë fundjavë.

Duke marrë parasysh se, sivjet kjo garë është edhe në kuadër të FIA CEZ, atëherë është e sigurt që do jetë festë e vërtetë e automobilizmit.

Kryetari i klubit organizator, Ferizajt, Arbër Rexhepi, është shprehur optimist se gjithçka do të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ne si klub, në bashkëpunim me FASK-un dhe Komunën e Ferizajt i kemi marrë të gjitha masat me synimin që gara të shkojë ashtu siç është më së miri.

Jemi të sigurt që konkurrenca do të jetë shumë e fortë, pjesëmarrja e kënaqshme dhe interesimi i madh.

Brezovica është tërheqëse për garuesit, prandaj presim që kjo fundjavë të jetë festë e automobilzimit”, ka thënë Rexhepi për faqen zyrtare të FASK-ut.

Përveç garuesve tanë, pjesëmarrjen tashmë e kanë konfirmuar edhe garues nga vende tjera, që e bën garën edhe më interesante dhe me rivalitet më të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat