Kalenderi vendosi rekord, por nuk është i kënaqur

Formula 1

Kalenderi vendosi rekord, por nuk është i kënaqur

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 22:27
Pamje nga gara

Distancën prej 7.7 kilometra, në garën “Brezovica 2023”, Liridon Kalenderi e kaloi për vetëm 03:55.422 minuta, por ky rezultat nuk i bën shumë përshtypje.

“Çdo fitore e ka shijen dhe rëndësinë e saj, por të jem i sinqertë, realisht nuk jam i kënaqur.

Me këtë veturë, koha në këtë shteg duhet të jetë dukshëm më e mirë, ndoshta 03:45, maksimumi 03:50”, ka thënë Liridoni pas përfundimit të garës për faqen zyrtare të FASK-ut.

“Dje nuk pata mundësi të përfundoj garën, pastaj për arsye personale, sot nuk isha në gjendjen më të mirë e poashtu edhe vetura në gjysmën e dytë të shtegut nuk ishte si duhet.

Personalisht më shumë jam krenar për rekordin e vitit 2020 (04:01.966 minuta), kohë e cila vështirë mund të arrihet nga dikush në Grupin 4, sesa për kohën e arritur sot”, ka shtuar Kalenderi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat