Kur mbahet gara e radhës?

Formula 1

Kur mbahet gara e radhës?

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Për herë të parë me makina elektrike dhe për herë të parë në parkingun e kompleksit “Prishtina Mall” do të mbahen garat në auto sllallom dhe karting sllallom, për të dyja konkurrencat, femra dhe meshkuj.

Klubi AMCK, në bashkëpunim me FASK dhe Prishtina Mall është kujdesur që ta sjellë këtë super ngjarje, për herë të parë në këto përmasa në Kosovë.

Përfaqësimi do të bëhet në nivel të bizneseve, regjioneve e individëve.

Pra, është një mundësi e mirë që garuesi ta përfaqësojë veten, biznesin dhe regjionin.

14 biznese nga 7 regjionet kryesore të Kosovës me një numër total prej mbi 170 garues, pritet të jenë pjesë e kësaj gare.

Kompanitë/bizneset përfaqësohen me këtë përbërje:

• Auto Sllallom (2 meshkuj & 2 femra)

• Karting Sllallom (2 djem & 2 vajza nga mosha 10-18 vjet)

Përveç karakterit garues, kjo garë do të jetë festë e vërtetë me program të pasur artistik, DJ, pije e ushqim, duke e shëndrruar në spektakël të vërtetë.

Të shtunën mbahen garat për biznese, ndërsa të dielën për klube të FASK.

Veturat për gara i ofron FASK, prandaj e tëra që duhet të kenë pjesëmarrësit është patentë shoferi dhe pagesa për pjesëmarrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat