Pilotët të ashpër me Ferrari

Formula 1

Pilotët të ashpër me Ferrari

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 11:55
Pamje nga një garë

Ferrari po kalon një tjetër krizë në botërorin e Formula 1.

Gara e fundit në Hungari, ku pilotët e “kokëkuqes” u klasifikuan në vendet 7-8, me Charles Leclerc e Carlos Sainz, tregon se makina italiane është për momentin forca e katërt në kampionat.

Edhe pse pilotët nuk dorëzohen për një renditje sa më të mirë, spanjolli i Ferrari tregohet i ashpër me deklaratën e tij në prag të garës së Belgjikës.

“Në Hungari u renditën në vendet 7-8 dhe të jemi realiste këto janë vendet që meritojmë të kemi me këtë paraqitje që po bëjmë. Red Bull, McLaren e Mercedes për momentin janë më mirë se ne”, tha Sainz.

“Edhe pse po e përmirësojmë makinën nga gara në garë ka ende mjaft probleme e defekte që nuk arrijmë t’i zhvillojmë ashtu si duhet. Në fakt, presim që të kemi një ritëm tjetër në garë, por s’po ndodh kështu.

Ndoshta në Belgjikë duhet të ndryshojmë filozofinë tonë të garës”, tha Carlos Sainz.

Edhe Frederic Vasseur, drejtori sportiv i Ferrari, pranon gabimet: “Kemi bërë shumë të tilla.

Ky ëhstë një rezultat që na penalizon. Kur sheh se sa shumë sekonda kemi humbur mes trafikut dhe në ndalesat kuptojmë se gabimet janë shumë. Në garë nuk arrijmë dot të jemi të shpejtë sa duhet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat