Rossi zgjeron biznesin, personalizon dhe shet fanellat e titujve të tij

Formula 1

Rossi zgjeron biznesin, personalizon dhe shet fanellat e titujve të tij

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 13:18
Rossi

Valentine Rossi ka fituar 9 tituj kampionë në kategoritë e ndryshme të motoçiklizimit, nga vitit 1997 deri në vitin 2009. Sa herë që ai fitonte titullin kampion ai vishte një bluzë të veçantë në podium, ku secila prej tyre ka një histori të veçantë.

Këto fanella tani do të dalin zyrtarisht në shitje, si një markë e personalizuar e pilotit, që hedh kështu një hap të ri në karrierën e tij si biznesmen. Të gjithë mund t’i blejnë ato.

Rossi sqaroi këtë nismë të re që do të nisë.

“Kemi rikrijuar këto bluza festuese, në mënyrë që tifozët dhe të apasionuarit e MotoGP të përjetojnë sërish ato momente gëzimi.

Çdo fanellë ka një histori, për mënyrën se si shkoi sezoni, se si festuam etj. Pas një bluze ka njerëz, anekdota dhe histori argëtuese”, tha Rossi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat