Grashtica 2023, gjithçka gati për edicionin e 15-të

Formula 1

Grashtica 2023, gjithçka gati për edicionin e 15-të

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 13:53
Pamje nga gara

Pas Kullës, Krujës e Brezovicës, gara e katërt e disiplinës malore për Kampionatin e Kosovës mbahet këtë fundjavë në shtegun e Grashticës.

Kjo është hera e 15-të që mbahet garë në këtë shteg dhe organizatori, AMKK Prishtina Racing Team vlerëson se gjithçka është gati.

“I kemi bërë përgatitjet e duhura dhe besoj që gjithçka do të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Grashtica është shtegu më i afërt nga kryeqyteti dhe besoj që, edhe interesimi i dashamirëve të auto sportit do të jetë i madh.

Po ashtu, tani është koha kur edhe numri i bashkatdhetarëve tanë që gjenden në Kosovë është i madh dhe presim që edhe ata të jenë të pranishëm”, ka thënë për faqen zyrtare të FASK-ut, Gazmend Gashi, kryetar i Auto Klubit Prishtina RT, i cili ka edhe një lutje.

“Në disa intervale kohore, të shtunën dhe të dielën, rruga për veturat civile do të jetë e mbyllur, prandaj kërkojmë falje nga kalimtarët e atij segmenti rrugor e njëherësh i lusim të shfrytëzojnë edhe rrugët alternative”, ka shtuar Gashi.

Rekordin e shtegut në Grashticë e mban Gazmend Demolli, i cili në vitin e kaluar, me Radicall SR8 LM, shtegun me gjatësi e kaloi për kohën 1:32.724 minuta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat