Verstappen “pole” në Belgjikë por penalizohet me 5 pozicione

Formula 1

Verstappen “pole” në Belgjikë por penalizohet me 5 pozicione

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 19:13
Verstappen me makinën e tij

Max Verstappen me Red Bull siguroi “pole position” sot pasdite në pistën belge të SPA, ku ditën e diel zhvillohet gara e radhës e botërorit të Formula 1.

Piloti holandez, kampioni i botës në fuqi, dha kohën 1’46”168, duke qenë i pakapshëm në pistë nga rivalët. Ai ishte 8 të dhjetat më i shpejtë se Charles Leclerc me Ferrari, që doli i dyti.

Gjithsesi, monogasku i “kokëkuqes” do ta nisë garën e së dielës nga vendi i parë, pasi Verstappen është penalizuar me 5 pozicione, për ndërrimin e kambios. Leclerc do ta ndajë vijën e parë të nisjes me meksikanin Sergio Perez me Red Bull, që sot doli i treti.

Provat e sotme nisën në një pistë të lagur, por që u tha me kalimin e minutave.

Kështu, Verstappen do ta nisë garën e së dielës nga vendi i gjashtë, ndërkohë që para tij në start do të jenë edhe Lewis Hamilton (Mercedes), Carlos Sainz (Ferrari) e Oscar Piastri (McLaren). Në “top-10” u renditën edhe Lando Norris, George Russell, Fernando Alonso e Lance Stroll. Të shtunën do të zhvillohet “gara sprint”, që pritet të zhvillohet në pistë të lagur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat