Toto Wolf jep alarmin: Rrezikojmë katastrofën

Formula 1

Toto Wolf jep alarmin: Rrezikojmë katastrofën

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 12:59
Toto Wolf

Kreu i “Mercedes”-it, kundër prekjes së temave si barazpeshimi i rendimentit të motorëve

Formula 1 rrezikon një “katastrofë” nëse përpjekjet për të barazuar kapacitetet e motorëve të makinave çojnë drejt barazpeshimit të rendimentit të tyre.

Kështu ka paralajmëruar kreu i “Mercedes”-it, Toto Wolf, teksa FIA ka hedhur për diskutim në tryezë e Komisionit të Formulës 1 hapat që duhen ndërmarrë në këtë drejtim për të ndihmuar furnizuesen e skuadrës “Alpine”, “Renault”, që ka rezultuar se është të paktën 30 kuajfuqi më prapa sesa rivalet dhe që nuk mund të përmirësohet për shkak të ngritjes së përkohshme të motorëve që parashikon rregullorja aktuale.

Por teksa diskutimet po vazhdojnë, Volfi e bëri të qartë se çfarëdolloj veprimi që do të prekë paraqitjen e gjithsecilit do të çonte në “falimentimin” e sistemit të meritokracisë në Formula 1. “Zbavitja karakterizon sportin dhe arsyeja pse sporti është i besueshëm, është se duhet të punosh fort për të qenë i suksesshëm”, - ka deklaruar ai.

“Unë e kuptoj që kjo është një çështje që i prek të gjithë, por gjithçka duhet bërë mbi bazën e meritokracisë”, - ka theksuar Volfi, duke vijuar: “Për këtë arsye ne kemi rregulla që parashikojnë zgjidhjen e një çështjeje të tillë mbi bazën e mirëbesimit dhe transparencës.

Por prekja e temave si administrimi i karburantit apo barazpeshimi i rendimentit të motorëve është një katastrofë dhe një deklaratë falimentimi për Formula 1.

Kjo është diçka për të cilën as nuk duhet të flasim”, - ka deklaruar kreu i “Mercedes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat