Bagnaia i pakapshëm edhe në garën e Austrisë

Formula 1

Bagnaia i pakapshëm edhe në garën e Austrisë

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 15:19
Bagnaia

Piloti italian i Ducati, Francesco Bagnaia, fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Austrisë në MotoGP zhvilluar në pistën e Spielberg.

Një triumf që pason atë të një dite më parë në garën sprint, duke bërë që kampioni i botës në fuqi të shkëputet 62 pikë në renditje nga rivali më i afërt.

Edhe një herë tjetër motori Ducati tregoi se është i një kategorie tjetër, i pakapshëm, teksa 4 pilotë të markës italiane u renditën në pesë vendet e para. I dyti sot u klasifikua afrikano-jugori i KTM, Brad Binder, ndërsa në podium (i treti) u n gjit edhe italiani Marco Bezzecchi me Mooney VR46 Racing Team.

Për sa i përket garës, ajo u dominua nga Bangaia, që e kryesori atë që në start, duke u shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit e tij. në “Top-10” u klasifikuan sot edhe Vinales, Quartararo e Bastianini, por pa mundur të duelojnë për fitoren. Vetëm i 12-ti Marc Marquez me Honda, shumë larg më të mirëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat