Alonso: Kemi lënë pas Ferrarin

Formula 1

Alonso: Kemi lënë pas Ferrarin

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 16:16
Fernando Alonso

Piloti i Aston Martin, Fernando Alonso foli në fillimin e kësaj jave pas pauzës verore të Formula 1.

Spanjolli duket se ka rilindur këtë vit, duke dhuruar gara fantastike fundjavë pas fundjave. 42-vjeçari nuk e fshehu kenaqësinë për gjysmën e parë të edicionit të Formula 1, teksa u shpreh i lumtur për sfidat e zhvilluara.

“Ka qenë një gjysmësezon ëndrrash, jemi të tretët në renditjen e përgjithshme për pilotë dhe për konstruktorë. Kemi lënë pas skuadrën e Ferrari-t, diçka e jashtëzakonshme.

Para garës së parë të Bahreinit ishte diçka e pamenduar nga ana jonë”.

“Nuk ka rëndësi nëse je 25 apo 42-vjeç, mendoj se njerëzit më në fund e kanë kuptuar.

Ka një projekt afatgjatë të këtij klubi. Ndihem krenar për veten time dhe kjo më motivon akoma më shumë.

Nuk është e rëndësishme të jesh në moshë të re, duhet thjesht të jesh i shpejtë në pistë”.

Sa i takon klasifikimit, Fernando Alonso mban vendin e tretë dhe ka grumbulluar në total 149 pikë pas 12 garave me Aston Martin, 40 më pak se vendi i dytë që mbahet nga Sergio Perez.

Pas tij qëndron me vetëm një pikë më pas anglezi i Mercedesi-t, Lewis Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat