Të dielën, gara “Prishtina Mall 2”

Formula 1

Të dielën, gara “Prishtina Mall 2”

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Pas një pauze të shkurtë, FASK vazhdon me aktivitetet e saj dhe në radhë është gara në auto sllallom dhe karting sllallom, Prishtina Mall 2, nga pesë sa janë planifikuar të mbahen.

Të dielën, garat do të mbahen karting e auto sllallom në konkurrencën bizneseve nga shtatë regjionet e Kosovës, ndërsa në karting sllallom të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë fëmijët e gjeneratave 2005-2013, por që nuk kanë licencë dhe nuk janë anëtarë të klubeve të FASK-ut.

Po ashtu, të dielën në auto sllallom dhe karting sllallom do të garojnë anëtarët e klubeve të FASK-ut.

Regjistrimi administrativ për pjesëmarrje në garë bëhet të dielën nga ora 08:00-10:00 në tavolinën zyrtare, në parkingun jugor të kompleksit Prishtina Mall dhe më pas vazhdohet me procedurat tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat