Interesim, rivalitet, e spektakël në Prishtina Mall 2

Formula 1

Interesim, rivalitet, e spektakël në Prishtina Mall 2

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 00:02
Fituesit e garës

Organizuar nga Auto Moto Klubi i Kosovës (AMCK) në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës, të dielën në parkingun jugor të kompleksit Prishtina Mall është mbajtur gara e dytë në karting sllallom dhe auto sllallom, në konkurrencën e bizneseve dhe klubeve të FASK-ut.

Në shumicën e kategorive pati konkurrencë të madhe, por gjithsesi rivalitet dhe interesim të madh pati edhe për garën në konkurrencën e klubeve të regjistruara në FASK, në të dyja gjinitë.

Tek femrat më e mira ishte Arjeta Rysha e AK Ferizajt, ndërsa te meshkujt i pari u rendit Genc Macula i Prishtina Racing Team.
Megjithëse vetëm gara e dytë, mjaft interesant ishte edhe gara në konkurrencën e bizneseve.

Fituesit në kategoritë përkatëse:

Karting sllallom: meshkujt (biznes) – Olis Fazliu

Karting sllallom: femrat (klubet) Bora Kolshi

Karting sllallom: meshkujt (klube) Gëzim Hoti

Auto sllallom: biznes (femrat) Erzana Mehmeti

Auto sllallom: biznes (meshkujt) Kushtrim Bytyqi

Auto sllallom: femrat (klubet) Arjeta Rysha 

Auto sllallom: meshkujt (klubet) Genc Macula

Plasmani ekipor: meshkujt (klubet) Eurogoma RT

Plasmani ekipor: auto sllallom (femrat) AK Ferizaj 

Plasmani ekipor: karting sllallom - meshkujt (biznes) N/A

Plasmani ekipor: femrat (klubet) Prizreni D&G

Plasmani ekipor: karting sllallom (meshkujt) Prizreni D&G

Plasmani ekipor: Auto sllallom (biznes) E Connect

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat