Shiu nuk e ndal Verstappen, fitues edhe në Holandë

Formula 1

Shiu nuk e ndal Verstappen, fitues edhe në Holandë

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 13:22
Max Verstappen

Në Çmimin e Madh të Holandez, Max Verstappen nuk gabon dhe para tifozerisë së tij, në pistën e Zandvoort ia del të marrë fitoren e nëntë radhazi në botën e Formula 1, duke barazuar kështu rekordin e Sebastian Vettel. 25-vjeçari ecën i qetë dhe i pashqetësuar drejt titullit të tretë botëror teksa rrezikoi pak vetëm në start.

Asgjë nuk e ndali Max Verstappen, i cili mori një tjetër flamur me damë në Çmimin e Madh të Holandës. Në një garë të dëmtuar nga shiu dhe ndalesa, piloti i Red Bull mori fitoren e tij të 9-të radhazi.

Holandezi filloi i pari, ai dhe ekipi i tij e përballuan shiun në mënyrë të përsosur dhe përfunduan i pari me Fernando Alonso (Aston Martin) i dyti dhe Pierre Gasly (Alpine) i treti.

Gara u ndërpre për 45 minuta pak para fundit, me Verstappen që mori fitoren e tij të 11-të dhe galoponte për titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat