Tragjedi e madhe në Brazil, dy pilotë humbin jetën gjatë përplasjes në Moto GP 1000

Formula 1

Tragjedi e madhe në Brazil, dy pilotë humbin jetën gjatë përplasjes në Moto GP 1000

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 14:38
Pamje nga një garë

Një tragjedi e pabesueshme ka ndodhur në kampionatin e garave me motorë në Brazil mes dy pilotëve që kanë humbur jetën pas një përplasjeje në pistë.

Në aksident u përfshinë 42-vjeçari Andre Verissimo Cardoso dhe 38-vjeçarin Erico Verissimo da Ros dhe ngjarja ndodhi gjatë raundit të parë të gares GP 1000.

I pari humbi kontrollin e motorit së tij në një qoshe dhe rrëshqiti duke e gjetur veten të ekspozuar në mes të pistës me mjetet e tjera që i dalin përballë.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve ia dolën ta shmangnin, përveç të dytit, që përplaset dhunshëm ndaj tij. Sigurisht, gara u ndërpre menjëherë dhe të dy drejtuesit u dërguan me urgjencë në spital.

Mirëpo, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, pas një kohe ata humbën jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat