Verstappen rimerr trofeun e thyer në Hungari

Formula 1

Verstappen rimerr trofeun e thyer në Hungari

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 13:07
Verstappen në mes

Para pushimeve verore, në garën e Hungarisë, ndodhi një incident i papritur në momentin që Max Verstappen motri trofeun e fituesit në podiumin e pistës së Hungaroring.

Piloti Lando Norris i theu trofeun, por organizatorët e garës kanë qenë fundjavën e kaluar në Holandë për t’i dorëzuar kampionit të botës një trofe tjetër.

Pas trofeut që mori pas fitores së garës së zhvilluar në Zandvoort, piloti i Red Bull mori edhe trofeun e garës së Hungarisë, e cila u zhvillua në dhomën e hotelit.

Trofeu ishte një vazo qeramike, e cila iu dha Verstappen nga vetë Lando Norris, që ia theu atë në ceremoninë e dorëzimit të saj.

Vlera e trofeut është 35 mijë stërlina dhe prodhuesit e saj, artistët e kompanisë Herendi Porcelain Manufacturer iu futën sërish punës për të prodhuar një tjetër pas thyerjes së të parës. “Ti nuk duhet ta prekësh këtë trofe”, tha duke qeshur Verstappen, drejtuar kolegut e mikut të tij Lando Norris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat