Ishte në kontakte me Ferrarin, Hamilton zgjedh se ku do të garojë

Formula 1

Ishte në kontakte me Ferrarin, Hamilton zgjedh se ku do të garojë

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 19:47
Pamje nga një garë

Tashmë është zyrtare, Luis Hamilton dhe Xhorxh Rasëll janë konfirmuar si pilotë të Mercedesit edhe për vitet 2024 dhe 2025. Skuadra ka shuar çdo dyshim mbi të ardhmen e pilotëve, sidomos për zërat që qarkullonin për 7 herë kampionin, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e Formulës 1 me makinën Mercedes të paktën deri në moshën 40-vjeçare. Zyrtarizmi ka ardhur ditën e djeshme nëpërmjet një komunikate nga Mercedesi.

NJOFTIMI – “Bëjmë të ditur se Luis Hamilton dhe Xhorxh Rasëll do të jenë pilotët tanë titullarë edhe për dy sezonet e ardhshme. Luis do të vazhdojë raportin historik me skuadrën, binom që regjistron 6 tituj për pilotë dhe tetë për konstruktorë. Që kur është pjesë zyrtare e Mercedesit, Luis numëron 82 fitore dhe 78 ‘pole position’, duke u bërë piloti më i suksesshëm në historinë e këtij sporti.

Zgjatja e kontratës garanton bashkëpunimin skuadër-pilot me më shumë sukses në F1 deri të paktën në vitin e 13- të. Ndërsa Xhorxh, i ardhur në 2017-ën, ka rinovuar gjithashtu deri në 2025-ën.

I mbërritur në moshë 18-vjeçare, ai është koleg skuadre me Hamiltonin që prej vitit 2022, ndërsa ka arritur edhe fitoren e tij të parë në F1 vitin e kaluar në Brazil”, shkruhet ndër të tjera në komunikatën e Mercedesit.

HAMILTON – Piloti britanik është shfaqur tepër entuziast dhe i karikuar pas rinovimit. “Çdo ditë ne ëndërrojmë të jemi më të mirët dhe dhjetë vitet e fundit ia kemi kushtuar të gjithë së bashku arritjes së këtij qëllimi”, ishin fjalët e para nga 38-vjeçari pas zgjatjes së kontratës, ndërsa më tej ai shtoi:

“Arritja në majë nuk ndodh brenda natës ose në një periudhë të shkurtër kohe, kërkon angazhim, punë e përkushtim dhe është e vështirë. Ka qenë një nder të hyja në librat e historisë me këtë ekip të jashtëzakonshëm.

Nuk kemi qenë kurrë kaq të uritur për të fituar. Kemi mësuar nga çdo sukses, por edhe nga çdo pengesë. Ne vazhdojmë të ndjekim ëndrrat tona, ne vazhdojmë të luftojmë pa marrë parasysh sfidën dhe do të fitojmë përsëri.

I jam mirënjohës skuadrës që më ka mbështetur, si në pistë, ashtu edhe jashtë saj. Historia jonë nuk ka mbaruar, ne jemi të vendosur të arrijmë më shumë së bashku dhe nuk do të ndalemi derisa të bëj këtë gjë. Nuk kam menduar kurrë që mund të largohem nga kjo skuadër”, deklaroi Luis Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat