Kjo ishte fitorja më e vështirë e sezonit

Formula 1

Kjo ishte fitorja më e vështirë e sezonit

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 14:10
Max Verstappen me makinën e tij

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, vendosi ditën e diel rekordin e 10 fitoreve radhazi në Formula 1. Triumfi në garën e Monza ishte i vecantë për kampionin e botës, që vijon dominimin e tij.

Gjithsesi, ky sukses nuk ishte i lehtë për të, sidomos në pjesën e parë të garës, ku dueloi fort me spanjollin Carlos Sainz (Ferrari).

“Nuk e kisha besuar kurrë se do të arrija 10 fitore radhazi.

Gjithsesi, suksesi i fundit në Monza ishte shumë i vështirë, djersitëm shumë. kishim një ritëm të mirë, menaxhuam mirë gomat, por Ferrari ishte shumë i shpejtë në vijën e drejtë. Ishte e vështirë t’i arrije e parakalojë në kthesën e parë”, tha Verstappen.

“Dhashë maksimumin, duke detyruar Sainz të gabonte për ta parakaluar.

Në një moment ai bllokoi fort gomat, ndërsa unë kisha një trajektore më të mirë dhe e kalova në kthesën e dytë.

Më pas e pata më të lehtë të menaxhoja garën edhe pse kisha një problem me motorin në fund, por avantazhi më dha mundësi të ulja ritmin”, shprehet Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat